Restorant Vellezerit Shaholli.Themeluar në datë 30.01.2003 dhe e lokalizuar në një nga vendet me pamjen panoramike më të bukur në qytetin e Korçës,  Restorant “Vëllezërit Shaholli” është vendi ideal për të shijuar një vakt tradicional - mesdhetar.

Historia e "restorant"vellezerit"shaholli i ka fillimet e saj në shtetin Grek, si një biznes familjar ku pas një përvoje 12-vjeçare, arti i kuzhinës u kthye në pasionin kryesor për familjen. Si rezultat, fillimet e saj u përqëndruan tek gatimet greke e më pas, me kalimin e viteve, u shndërrua në një sipërmarrje të vërtetë për eventet kryesore familjare. Eksperienca e gjatë e kulinarisë në treg, shkoi përtej gatimit tradicional, pasi i hapi rrugen specializimit në kuzhinën greke dhe mesdhetare. E aftë të servirë me profesionalizëm, si dhe të mirëpresë një numër mjaft të gjerë prej 1200 klientësh ne dite duke vënë në dispozicion dy ambiente restorante me salla të mëdha dhe dy ambjente taverna, sot "restorant"vellezerit"shaholliofron një shumëllojshmëri mundësish për të eksploruar specialitete të ndryshme rajonale dhe mesdhetare.

Shërbimi i ofruar është tepër cilësor dhe i kulturuar pasi stafi i kamarierëve është i vëmendshëm ndaj klientëve dhe i prirur për t’iu përgjigjur sa më shpejt nevojave te tyre. tek taverna"restorant"vellezerit"shaholli"ju garanton-guzhine profesionale ambjente bashkohore staf i kualifikuar eksperience 12 vjecare  cilesi e garantuar stil unik